KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Klinton epërsi tek demokratët
Klinton epërsi tek demokratët

Klinton epërsi tek demokratët

Kandidatët demokratë për shtëpinë e bardhë mbajtën debatin e tyre të radhës në Mançester kur mbeten edhe 43 ditë nga zgjedhjet paraprake në gjirin e partisë demokrate. Hilari Klinton, Berni Sanders dhe Martin O-Malej treguan pjekuri në këtë debat të rëndësishëm, të vetëdijshëm se kjo cilësi është ajo më e vlerësuara përballë perspektivës që paraqet kandidati kundërthënës republikan Donald Tramp. Sondazhet në gjirin e partisë i japin zonjës Klinton një epërsi të dukshme me 56 % mbështetje kundrejt 31% që ka zoti Sanders. Pjesa më e madhe e këtij debati iu kushtua luftës kundër terrorizmit. “Trampi po bëhet rekrutuesi më i mirë i Shtetit Islamik” – tha zonja Klinton duke shtuar se xhihadistët po i përdorin deklaratat e tij kundër myslimaneve në dobi të tyre. “Edhe në ditët tona më të vështira, kemi ofruar programe e zgjidhje më të mira se kundërshtarët tanë të djathtë”, thanë kandidatët demokratë. Zonja Klinton lidhur me Sirinë kërkoi një zone të ndalin fluturimin dhe largimin e menjëhershëm të presidenti Asad. Sigurisht që ai është një diktator i tmerrshëm, Mirepo Shtetet e Bashkuara nuk po sulmon Asadi, por Shteti Islamik, u shpreh Sandersi. Ritmi i fushatës duhet të bjerë këto ditë, si te demorkatet ashtu dhe të republikanet, për shkak te festave të fundvitit. “Forca qoftë me ne”, Me këto fjalë e mbylli debatin Hilari Klintoni, duke e përdorur një shprehje të serise se re te filmit Lufta e Yjeve qe doli kete jave.