KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Klinton fiton në Nevada

Klinton fiton në Nevada

Ndërsa Donald Tramp fitoi zgjedhjet paraprake republikane të Karolinës së Jugut, Hilari Clinton fitoi me 52.6 përqind të votave ndaj Berni Sanders në parapraket e demokratëve në Nevada, një rezultat ky që mund të qetësoje shqetësimet e mbështetësve për fuqinë e fushatës së saj, pas humbjes në Nju Hempshë. Nevada ishte shteti i parë që vinte në provë mbështetjen e votuesve të pakicave, ku Klinton mori 76 përqind të votave të demokratëve afro-amerikane, megjithëse rivali i saj Berni Sanders e kishte fokusuar fushatën e tij tek ky komunitet gjatë ditëve të fundit. Megjithëse fitoi mbështetjen e afro-amerikaneve, Klinton duket se ka humbur atë të hispanikëve, 53 përqind e të cilëve votuan në favor të Sendërs. Megjithatë, avantazhi i Klinton në Nevada ngelet i paprekshëm, çka mund të përkthehet si një sinjal për kryesimin e saj edhe në parapraket që demokratet do të zhvillojnë javën e ardhshme në Karolinën e Jugut.