KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Klinton kritikon Trumpin për ekonominë
shba

Klinton kritikon Trumpin për ekonominë

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillari Klinton, ka kritikuar rivalin e saj republikan, Donald Trump, duke e cilësuar si katastrofë potenciale për ekonominë. Gjatë fjalimit të saj në Ohajo, ajo theksoi se mbreti i borxheve do të shkaktojë recesion Trump. “Ai ka bërë pasuri me paraqitje të falimentimeve dhe duke i mashtruar kreditorët e tij”, tha Hillari Klinton për Trumpin, dhe ka shtuar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk bëjnë biznes në mënyrën e Trumpit”. Fjalimi i zonjës Klinton bëhet në periudhën e fushatës së ashpër për zgjedhjet e përgjithshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara, që mbahen më 8 nëntor.