KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Klinton me pneumoni, duhet të pushojë
Klinton me pneumoni, duhet të pushojë

Klinton me pneumoni, duhet të pushojë

Kandidatja për Presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hillari Klinton vuan nga pneumonia. Mjekja e saj Lisa Bardack, tha se zonja Klinton u diagnostikua me pneumoni dhe se tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekja tha se kandidatja për presidente është trajtuar me antibiotikë dhe është këshilluar që të pushojë. Një zyrtar i fushatës së zonjës Klinton ka anuluar një udhëtim në Kaliforni për shkak të problemeve me shëndetin. Një ditë më parë zonja Klinton ndjeu shqetësime gjatë ceremonisë përkujtimore të 11 shtatori.