KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Klinton në Miçigan
Klinton ne Micigan

Klinton në Miçigan

Kandidatja demokrate për presidente dhe ish-sekretarja e shtetit Hilari Klinton, preferoi dje të linte fushatën në Nju Hempshajer për të ndaluar në qytetin Flint të Miçiganit, banorët e të cilit prej dy vitesh po përjetojnë një krizë me ujin e pijshëm, për shkak të niveleve të pashëndetëshme të plumbit që janë gjetur në të.

Pasi degjoi ankesat e banorëve, për rreziqet me të cilat shëndeti i tyre përballet çdo ditë, Klinton akuzoi autoritetet se për dy vjet i kanë gënjyer ata që uji është i pijshëm. Sipas kandidates Klinton, problemi i ujit në Flint duhet të jetë një prioritet kombëtar që duhet t’i jepet një zgjidhje e menjërshme afatgjate.

Kjo që po ndodh në Flint është imorale, fëmijet e këtij qyteti janë të çmuar, si gjithë femijët e çdo pjese tjetër të amerikës. Ata meritojnë një shërbim shëndetësor dhe arsim të mirë si dhe të ardhme të ndritur”, u shpreh Klinton, e cila gjithashtu premtoi se do të bënte gjithçka në menyrë që ta ndihmonte komunitetin e atij qyteti në zgidhjen e problemit.

Ndërkohe, departamenti amerikan i drejtësisë po heton se pse autoritetet përkatëse i njoftuan banorët e Flintit që uji i tyre nuk ishte i pijshem në tetor të 2015-ës, ndërkohë që analizat e bëra shumë muaj para kësaj periudhe tregonin përmbajtje të larte plumbi.