KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Klinton pas humbjes: Mos u dorëzoni kurrë! Ne do t’ja dalim!

Klinton pas humbjes: Mos u dorëzoni kurrë! Ne do t’ja dalim!

Me një fjalim emocionues, duke shfaqur hapur dhimbjen, Hillari Klinton u shfaq në daljen e parë publike që pas humbjes përballë Trump në garën për presidentin e SHBA. “Nuk është e lehtë të jem këtu, javën e shkuar mendova të mos dilja më nga shtëpia”- ka thënë ajo. Deklaratën e bëri në një fjalim gjatë një aktiviteti bamirësie për fëmijët, ku ajo u kërkoi të pranishmëve të luftonin për vlerat amerikane dhe të mos hiqnin dorë. “Me duhet ta pranoj që të vija këtu nuk ishte aspak e lehtë për mua,” tha ajo në Fondin e Mbrojtjes së Fëmijëve. “Ajo që doja të bëja gjatë gjithë javës së shkuar ishte të ulesha në shtëpi e të lexoja ndonjë libër, të nxirrja qentë dhe të mos dilja më kurrë nga shtëpia”. Ajo me tej iu drejtua te pranishmeve. “Mos u dorëzoni kurrë”. “E di që së fundi shumë njerëz kanë menduar nëse Amerika është vendi që ne të gjithë mendonim, por ju lutem dëgjoni çfarë ju them, ia vlen të besosh te Amerika. Na takon të gjithëve të punojmë për ta bërë me të fortë e më të drejtë dhe ende, kemi nevojë për ju, Amerika ka nevojë për energjinë, ambicjen dhe talentin tuaj. Ne do t’ja dalim”-tha ajo. Audienca e ngritur në këmbë, brohoriste emrin e Hillarisët dhe e shoqëroi me duartrokitje gjatë fjalimit emocionues. Klinton fitoi votën popullore, por u mund nga kolegji zgjedhor,  shumë i rëndësishëm në SHBA. Në fjalimin e saj të humbjes më herët, Klinton pranoi se Donald Tramp duhet t’i jepet mundësia për të qeverisur. Që atëherë ajo ka ruajtur privatësinë dhe daljet e saj nga shtëpia kanë qenë të pakta, përveç shëtitjeve me Bill Klinton në pyllin e Çapakua në Nju Jork.