KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Klinton: Shërbimet informative ruse kanë depërtuar në kompjuterët e demokratëve

Klinton: Shërbimet informative ruse kanë depërtuar në kompjuterët e demokratëve

E nominuara demokrate për garën presidenciale amerikane, Hilari Klinton, pohoi se shërbimet informative të Rusisë kanë depërtuar në kompjuterët e Komitetit Kombëtar Demokrat. “E dimë që ata kanë ndikuar që shumë prej këtyre e-maileve të publikohen”, tha ajo në një intervistë për kanalin Fox News. Zonja Klinton po ashtu akuzoi rivalin e saj republikan Donald Tramp për gatishmërinë për të mbështetur presidentin rus Vladimri Putin në politikat e tij. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë akuzuar publikisht Rusinë se ka dorë në sulmin kibernetik në kompjuterët e Partisë Demokrate. Ekspertët e sigurisë në Internet dhe zyrtarët amerikanë, megjithatë, thonë se besojnë që Rusia e ka organizuar publikimin e e-maileve për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara që mbahen më 8 nëntor. Zonja Clinton nuk bëri komente nëse Kremlini dëshiron që zgjedhjet t’i fitojë zoti Tramp, por theksoi se “nxjerrja e fakteve nga çështje serioze për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet dhe demokracinë amerikane.”