KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Klintoni fiton debatin e dytë me Trampin

Klintoni fiton debatin e dytë me Trampin

Në Saint Louis të shtetit amerikan Misuri u zhvillua debati i dytë presidencial ndërmjet Hillari Klinton dhe Doland Tramp. Kandidatja demorakte për presidente Klinton dhe rivali i saj republikan Tramp shkëmbyen akuza të ashpra, pasi zoti Tramp u zotua se do ta “burgose” kundërshtaren e tij demokrate, nëse zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, për shkak të skandalit të saj me e-mailet. Zonja Klinton tha se karakteri i rivalit të saj e bën atë të mos jetë i përshtatshëm për Shtëpinë e Bardhë. “Me republikanët e tjerë nuk jam pajtuar lidhur me politikën, po nuk kanë vënë në dyshim karakterin e tyre” tha ajo. I pyetur për komentet fyese për gratë, Trampi tha se nuk ndjehet krenar për fjalët e tij, por shtoi se të tijat ishin vetëm fjalë, kurse të ish presidetit Bill Klinton ishin vepra. Debati i ashpër vazhdoi me qëndrimin ndaj Rusisë.  Klintoni akuzoi Moskën për krizën në Ukrainë, konfilktin në Siri dhe për orkestrimin e sulmeve kibernetike kundër SHBA-së për të ndihmuar që Trumpi të zgjidhet president. Por Trumpi, i cili e ka lavdëruar presidentin rus, Putin dhe ka thënë se ai do t’i përmirësojë marrëdhëniet me Moskën, tha se komentet e Klintonit janë “qesharake”. Duke folur për Sirinë, Klintoni e cilësoi gjendjen atje si “katastrofike” dhe fajësoi regjimin sirian. Të njëjtën gjë shprehur edhe republikan Tramp, duke treguar se ndoshta kjo është pika e vetme ku përputhen dy kandidatët. Por Trampi një pjesë të fajit për Sirinë e shkarkon edhe mbi administratën Obama. Pas debatit një sondazh i rrjetit CNN tregoi se atë e fitoi zonja Klinton. Për të votuan në sondazh 57 për qind e të pyeturve kurse për zotin Tramp 34 përqind. 9 përqind ishin ende të pavendosur.