KRYEFAQJA » LAJME » Klosi: Arsimi profesional mundësi e vyer për punësim në tregun vendas dhe atë të huaj
Klosi per punesimin profesional

Klosi: Arsimi profesional mundësi e vyer për punësim në tregun vendas dhe atë të huaj

Arsimi profesional, shihet nga Qeveria si një mundësi e vyer për punësimin në tregun vendas por edhe atë të huaj. Është Ministri i Mirëqënies sociale, që i drejtohet sërish me apel të rinjve, për të mos humbur mundësitë e këtij arsimimi, duke përcjellë qartazi mesazhin, se emigracioni i paligjshëm në vendet e BE-së, nuk i jep atyre mundësi punësimi, përveç se përmes kualifikimit.

Këtë deklaratë, Klosi e bëri në Ceremoninë e dhënies së certifikatave të para për menaxherët e lartë të Hoteleri Turizmit në Shkollën e Mesme Profesionale në Durrës “Hysen Cela”, një proçes që erdhi pas kualifikimit të 350 infermiereve , me mbështetjen e akademisë gjermane DEKRA. KLosi tha se ambicja është që ky model ,ku kurset profesionale të vijnë sipas kërkesave të biznesit, të vijoje edhe në shkolla të tjera .

Klosi e konsideroi katastrofë, harresën 25 vjeçare që iu bë sipas tij arsimit Profesional, që për qeverinë aktuale tha ai, konsiderohet pjesë kryesore e reformës së punësimit.