KRYEFAQJA » LAJME » Klosi bën thirrje për raportimin e fëmijëve që shfrytëzohen në rrugë
Femije e shfrutezuar

Klosi bën thirrje për raportimin e fëmijëve që shfrytëzohen në rrugë

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, ministri i punëve dhe çështjeve sociale Blendi Klosi, ka kërkuar që qytetarët të bëhen pjesë e sistemit për të raportuar cdo rast të fëmijëve që shfrytëzohen në rrugë ,për ti strehuar në institucionet rezidenciale të përkujdesit shoqëror. Në këto institucione fëmijët kanë mundësi të marrin ndihmën emergjente ushqim veshmbathje si dhe ndihmë ligjore e mjeksore. Vetëm në Tiranë janë identifikuar 700 fëmijë që shfrytëzohen nga prindërit apo të afërmit e tyre. Janë rreth 2527 fëmijë që lypin rrugëve dhe shfrytëzohen në mënyra të ndryshme.