KRYEFAQJA » LAJME » Klosi: Do përzgjidhet modeli i përshtatshëm për shkollat profesionale
Klosi Do përzgjidhet modeli i përshtatshëm për shkollat profesionale

Klosi: Do përzgjidhet modeli i përshtatshëm për shkollat profesionale

Nga disa modele të propozuara nga vende të ndryshme për funksionimin e shkollave profesionale , Shqipëra do të përzgjedhi modelin më të përshtatshëm për ta aplikuar në shkollat e saj. Ministri i Mireqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klos, tha se në Shtator të këtij viti do të përzgjidhet një model i ri, me qëllim që të shumëfishohet numri i nxënësve që përzgjedhin arsimin profesional. Ministri Klosi tha se për zhvillimin e arsimit profesional në vend janë përgatitur edhe 4 ligje të reja. Rajoni i Emilja Romanës do të mbështesi edhe 2 shkolla profesionale në  qytetet e Shkodrës dhe të Durrësit.