KRYEFAQJA » LAJME » Klosi: Do propozoj ngritjen e rrjetit ballkanik të shkollave profesionale
Klosi: Do propozoj ngritjen e rrjetit ballkanik të shkollave profesionale

Klosi: Do propozoj ngritjen e rrjetit ballkanik të shkollave profesionale

Autoritetet shqiptare do të propozojnë ngritjen e një rrjeti ballkanik të shkollave profesionale, me synim unifikimin e diplomave dhe çertifikimeve të formimit profesional. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mirëqënies Sociale,dhe Rinisë, Bledi Klosi gjatë një aktiviteti për publikimin e rezultateve të bashkëpunimit të projektit SEED në Shqipëri, Serbi e Kosovë, që u zhvillua në Shkodër. “Në takim me homologët e rajonit në dhjetor do propozoj ngritjen e rrjetit të përbashkët i shkollave dhe formimit profesional. Do shkojmë drejt unifikimit të diplomave dhe certifikimeve të formimit profesional rajonal. Kemi nevojë për unifikimin e tregut të punës, për konkurrencë të barabartë në rajon” tha zoti Klosi. Sipas ministrit “Vetëm një treg rajonal pune me punonjës të kualifikuar, me kurrikula të barabarta për të gjithë rajonin, do ta përfshijë më shpejt në tregun europian të punës”. Një projekt i nisur nga autoritetet austriake në tre shtetet ka si qëllim hapjen e vendeve të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë. Sipas zotit Klosi “Projekti austriak ka nevojë të ecë më shpejt se politika”. Në Shqipëi projekti është  aplikuar në Shkodër dhe në Lezhë. Zoti Klosi vlerësoi shpejtësinë e sistemimit në punë pas ndjekjes së këtyre shkollave. “Duhet të ecim shpejt drejt këtij modeli, duke i dhënë shtysën e duhur formimit profesional”, tha ministri Bledi Klosi.