KRYEFAQJA » LAJME » Klosi inaguroi shkollën “Ali Myftiu” në Elbasan
Klosi inaguroi shkollën “Ali Myftiu” në Elbasan

Klosi inaguroi shkollën “Ali Myftiu” në Elbasan

Në ditën e parë të hapjes së regjistrimeve Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi inaguroi shkollën “Ali Myftiu” në Elbasan, investimet e bëra në infrastrukturë dhe 2 laboratorët e rinj, duke ofruar tërësisht bazën e praktikës në shkollë. Numri i nxënësve që kanë preferuar të regjistrohen në këtë shkollë ka qënë i lartë, vetëm gjatë orëve të paradites janë regjistruar mbi 200 të rinj , duke e krahasuar vitin e kaluar që u regjistruan në total 300 nxënës. Klosi tha se me këto hapa, do të arrijmë objektivin tonë në dyfishimin e regjistrimeve të nxënësve që zgjedhin Arsimin Profesional. Nga ky aktivitet, ministri Klosi iu përgjigj edhe shqetësimit të opozitës për vendosjen e kriterit të mesatares në shkollat profesionale.