KRYEFAQJA » LAJME » Klosi: Ligj i ri për arsimin profesional
Klosi: Ligj i ri për arsimin profesional

Klosi: Ligj i ri për arsimin profesional

Maturantët e shkollave profesionale, duket se janë  më të privuarit për të ndjekur arsimin e lartë në këtë vit akademik, i cili pritet të nisi së shpejti. Në përgjigje të këtij fakti të sjellë në komisionin palamentar të arsimit  nga  deputeti i opozitës Myqerem Tafaj, ish ministër i arsimit në qeverinë Berisha, ministri i mirëqënies sociale Blendi Klosi tha se ky rezultat është reflektim i sistemit të gabuar që aplikohet në këto shkolla. Ai parashihet të gjejë zgjidhje në ligjin e ri për arsimin dhe formimin profesional që pritet të kalojë për miratim brenda këtij viti. Zoti Klosi bëri të njohur se aplikimi i sistemit 2+2 që propozohet me ligjin e ri të arsimit profesional, do t’u japë nxënësve të këtyre shkollave të njëjtën mundësi me ata të arsimit të përgjithshëm, për të ndjekur studimet e larta.