KRYEFAQJA » LAJME » Klosi, masa të rrepta penalizuese për punonjësit që dhunojnë fëmijët
Klosi, masa të rrepta penalizuese për punonjësit që dhunojnë fëmijët

Klosi, masa të rrepta penalizuese për punonjësit që dhunojnë fëmijët

Fushata e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë “ Unë Mbroj Fëmijët” sot vijoji në Shkodër, ku ministri Blendi Klosi zhvilloi një bisedë me pyetje e përgjigje, me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale të këtij Qyteti.

Ministri Klosi deklaroi me studentët, që do të jenë nesër punonjës social të qendrave për fëmijët se ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve, parashikon masa të rrepta penalizuese për punonjësit që dhunojnë fëmijët. Sipas ligjit të ri nuk do ti lejohet më për një punonjësi social, ushtrimi i profesionit në rast të shfaqes së dhunës ndaj fëmijëve.

Ministri Klosi ftoi studentët e shkencave sociale të aplikojnë për zhvillimin e praktikave të punës në institucionet e përkujdesit të fëmijëve.