KRYEFAQJA » LAJME » Klosi premton mbështetje për ata të rinj që duan të hapin një biznes
Klosi mbështet të gjithë ata të rinj që duan të hapin një biznes

Klosi premton mbështetje për ata të rinj që duan të hapin një biznes

Sapo kishte përfunduar studimet për gazetari , por vendosi të zgjidhte një rrugë tjetër atë të biznesit. Sëbashku me të fejuarin Blerta 33 vjece vendosi të hap një fabrikë këpucësh, ku tashmë janë punësuar 70 persona.

Të gjithë të rinjtë të cilët kanë ide dhe dëshire ashtu si Blerta për të hapur një biznes të tyre tashme do të mbeshtetet financiarisht. Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha se Programi i Kombeve të bashkuara për Zhvillimin do të mbeshtesë me 1 miliarde lekë nxitjen e punesimit dhe idetë e të rinjve për tu vetëpunësuar.

Të gjithë të rinjtë të interesuar do tu duhet të aplikojnë me 15 prill në faqen zyrtare në internet aftësi.info/vetëpunësimi , dhe në 11 Korrik do të deklarohen kandidatët fitues të cilët do të përfitojnë edhe fonde për të hapur biznesin e tyre.