KRYEFAQJA » LAJME » Klosi: Mbrojtje dhe zgjidhje të qëndrueshme për fëmijët jetimë
Klosi: Do propozoj ngritjen e rrjetit ballkanik të shkollave profesionale

Klosi: Mbrojtje dhe zgjidhje të qëndrueshme për fëmijët jetimë

Ministri i mirëqënies sociale dhe rinisë Blendi Klosi ka paralajmëruar masa të ashpra dhe të menjëhershme për të gjithë ata punonjës që ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve. Zoti Klosi i bëri këto paralajmërime pas disa ngjarjeve të ditëve të fundit në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, gjatë një takimi të enjten me kryetarët e bashkive lidhur me qendrat rezidencale të fëmijëve që ata kanë mbikqyrje. “Po të shohim numrin e fëmijëve që kemi në jetimore, mund të themi që është relativisht jo shumë i lartë, kemi 140 fëmijë që kërkojnë familje kujdestare. Me një përpjekje të përbashkët ne mund të ofrojmë shërbime për jetimet dhe përkujdesje për ta. Kjo marrëveshje me pushtetin vendor, nënkupton marjen e masave të menjehershme pas rasteve të dhunës. Gjithashtu, është e nevojshme shtimi i qëndrave të përkujdesjes” tha ministri Klosi.
Voltana Ademi kryetare e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shtroi nevojën e gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjatë. “Në Shkoder kemi 3 qëndra residenciale, 1 qendër të zhvillimit, ndërsa ka 12 shtëpi-familje që financohen nga bashkia. Këtë vit, për çdo rajon apo njësi administrative do të ketë 8 qëndra komunitare për familje, për të dhënë mbeshtetje dhe shërbime për familjet në nevojë. Do të kemi 27 apartamente dhe për jetimet do të bejmë të mundur që këta të kenë nga një apartament” tha zonja Ademi.