KRYEFAQJA » LAJME » Klosi në GLOB : tolerancë zero ndaj dhunës
Klosi në GLOB : tolerancë zero ndaj dhunës

Klosi në GLOB : tolerancë zero ndaj dhunës

I ftuar në emisionin Glob të mërkuren në mbrëmje në TVSH, ministri i mirëqënies sociale Blendi Klosi dënoi rastin flagrant të dhunës ndaj 3 vjeçarit në kopshtin Diren. Duke ripërsëritur qëndrimin për tolerancë zero ndaj dhunës, Klosi tha gjithashtu se nevojiten masa parandaluese këto raste.

Por nga ana tjetër ministri adreson si domosdoshmëri urgjencën që kërkon parandalimi i këtyre ngjarjeve të trishta.

Në këtë drejtim, ministria e mirëqënies sociale, ka hartuar së fundmi një nismë të re ligjore e cila shkon deri në heqje të të drejtës së prindërimit.

Përballë gazetares Blerta Tafani, ministri i mirëqënies Blendi Klosi premtoi dyfishim të kapaciteteve në arsimin profesional nga shtatori i këtij viti.