KRYEFAQJA » LAJME » Klosi, përmirësimi i statusit të grave arrihet nëpërmjet fuqëzimit ekonomik dhe përfshirjes së tyre në tregun e punës
Klosi, përmirësimi i statusit të grave arrihet nëpërmjet fuqëzimit ekonomik dhe përfshirjes së tyre në tregun e punës

Klosi, përmirësimi i statusit të grave arrihet nëpërmjet fuqëzimit ekonomik dhe përfshirjes së tyre në tregun e punës

Përmirësimi i statusit të grave arrihet nëpërmjet fuqëzimit ekonomik dhe përfshirjes së tyre në tregun e punës. Kështu është shprehur Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi në konferencën për punësimin e grave. Sfida jonë e përbashkët u shpreh Klosi është për të krijuar një qëndrueshmëri të arritjeve për gratë në vendimmarrje , sepse e dimë që vendi nuk mund të bëje përpara nëse gjysma e shoqërisë është e nënpërfaqësuar. Pikërisht zhvillimi dhe demokratizimi i qëndrueshëm social-ekonomik mund të arrihet vetëm nëpërmjet përpjekjeve fuqizuese dhe emancipuese të cilat u garantojnë grave dhe burrave përfaqësim në të gjithë sektorët dhe fushat, konkludoi ai. Nga një panoramë që ministri bëri për përfaqësimin e grave në jetën politike shqiptare rezultoi se në keshillat bashkiak ato përfaqësohen me kuotën 50% ashtu si dhe burrat , kuotë kjo që nuk është përmbushur as në vendet Evropiane.