KRYEFAQJA » LAJME » Klosi, Plani i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve
Klosi, prezantohet Plani i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve

Klosi, Plani i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve

Pjesa më e madhe e familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian jetojnë në kushte të këqija ekonomike. Pavarësisht strategjive të shumta të hartuara ndër vite dhe fondeve të dhëna për organizata në mbeshtetje të tyre, problematikat duket se nuk kanë ndryshuar aspak. Për të zgjidhur këtë situatë Ministria e Mireqënies Sociale dhe Rinisë ka punuar për rreth 1 vit për hartimin e një plani veprimi që do të mundësoje eleminimin e barrierave që hasin romët dhe egjiptianët në aksesin e shërbimeve për popullatën. Efektet e këtij plani veprimi prashikohen të ndihen përgjatë 5 viteve.Vlerësuesit do të jenë vetë pjestarët e këtij komuniteti. Sipas të dhënave zyrtare, komuniteti i romëve në Shqipëri vlerësohet të jetë rreth 15 mijë banorë. Grupimet e romëve janë vendosur në të gjithë Shqipërinë, egzaktësisht në 108 vëndbanime të ndryshme. Grupimi më i madh është në Shkodër  me 85 familje rome me mbi 400 persona.