KRYEFAQJA » LAJME » Klosi; Programe për të verbërit
mbroj-femij, dita-e-shkopit-te-bardhe, klosi, ministri, femijet-e-verber

Klosi; Programe për të verbërit

 

Instituti i Fëmijëve që nuk shikojnë” ka në funksion për herë të parë sisteme bashkëkohore tekonlogjike për përgatitjen e librave për personat me kufizim në shikim. Dy laboratorët e pajisur me studion e regjistrimit në audio të librave dhe pjesëve muzikore dhe sistemin e printimit e stampimit te librave në Braille, alfabetin e të verbërve , i japin përgjigje një nevoje të madhe për këtë kategori personash : ndjekjen e një arsimi të pergjithshem. Në kuadër të paktit nderinstitucional për Mirëqënie, Ministri Klosi lançoi edhe Planin Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar 2016 – 2020, nje program i detajuar pune që synon integrimin e plotë të personave me aftesi të kufizuar në jeten sociale.