KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Klosi: Të papunët, të drejta, por edhe detyra!
Qeveria miraton programe punësimi

Klosi: Të papunët, të drejta, por edhe detyra!

Rregullimi i raportit mes punëkërkuesve dhe mundësive që ofron sot tregu i punës do të bazohet mbi një ligj të posaçëm. Projekti u prezantua nga ministri i mirëqënies dhe rinisë Blendi Klosi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës. Ashtu si dhe një ditë më parë zoti Klosi u ndal në situatën paradoksale në tregun e punës. Sipas tij nëse në zyrat e punës janë regjistruar 150 mijë të papunë, asnjë nuk është i gatshëm për rreth 27 mijë vende që ofron biznesi. Arsyet janë nga më të ndryshmet. Disa prej të papunëve nuk pranojnë, të tjerë janë të paaftë. Sipas ministrit Klosi, projekligji parashikon të drejta dhe detyra për të papunët. Kështu refuzimi i një pune të ofruar nga zyra e punës, do të përkthehet automatikisht në sanksione për të papunin, heqja e statusit dhe ndërprera e ndihmes ekonomike apo pagësës së papunësisë. Ministri Klosi u bëri thirrje edhe njëherë punëkërkuesve, veçanërisht atyre të rinj për t’u orientuar drejt qendrave të trajnimit profesional.