KRYEFAQJA » LAJME » Klosi vizitë zyrtare në Bruksel

Klosi vizitë zyrtare në Bruksel

Arsimimi dhe Formimi Profesional, i të rinjve që duan të kenë një zanat apo një profesion, jo vetëm në tregun shqiptar por edhe për tregun evropian, kanë qënë ndër temat kryesore të diskutuara në vizitën zyrtare në Bruksel, ndërmjet Ministrit te Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosit dhe Komisioneres së Lartë për Punësimin në Komisionin Evropian Marianne Thyssen. Ministri Klosi tha se në takimin e radhës që do të zhvilloje në Bruksel me të rinjtë shqiptarë që studiojnë prej vitesh në Evropë do ti prezantojë 3000 vende të lira intershipi. Të rinjve do tu ofrohet mundësia që për një periudhë 3 mujore të marrim njohuri për administratën publike.