KRYEFAQJA » LAJME » Klosi: Zgjidhet problemi madhor i viteve të viteve të padokumentuara të kontributeve shoqërore
Klosi:Një tjetër vendim në ndihmë të pensionistëve në zonat rurale të vendit

Klosi: Zgjidhet problemi madhor i viteve të viteve të padokumentuara të kontributeve shoqërore

Këshilli i Ministrave miratoi propozimin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për njohjen e viteve të punës, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit madhor të viteve të padokumentuara të kontributeve shoqërore për mijëra qytetarë shqiptarë. Ministri Blendi Klosi në një dalje publike për mediat ka sqaruar se ky vendim do të bëji të mundur që qytetarët të përfitojnë pensionin që u takon. “Ky vendim lidhet me njohjen e viteve të punës, që për arsye nga më të ndryshmet nuk kanë qenë të dokumentuara. Për vite me radhë ka patur me mijëra ankesa nga qytetarët që nuk kanë marrë dot pensionet që u takonin në bazë të kontributeve”, tha zoti Klosi. “Vendimi i kaluar dje për çështje të dokumentimit të sigurimit dhe vjetërsisë në punë për efekt pensioni, sjell ndryshime thelbësore në mënyrën se si trajtohen shqiptarët, që për faj të administratës publike kanë vuajtur për vite me radhë” tha ai duke saktesuar se “Ligji përfshin qytetarët që kanë punuar në ish-ndërmarrje apo ish-kooperativa bujqësore para datës 1 janar vitit 1994”.
Një tjetër vendim i miratuar nga qeveria shqiptare, është ai që do tu japë mundësi pensionistëve në zonat rurale të përfshihen në skemën e pagesës për kompesim të energjisë elektrike pas heqjes së fashës së konsumit prej 300 kwh në muaj. Qeveria ka miratuar edhe Planin e Veprimit Kombëtar që do të ndihmoje në integrimin e personave me aftësi të kufizuara , në parandalimin e diskriminimit dhe në realizimin e plotë të të drejtave të tyre në të gjitha fushat.