KRYEFAQJA » LAJME » Klosi:Masa më të forta për abuzuesit ndaj fëmijëve
Blendi-Klosi

Klosi:Masa më të forta për abuzuesit ndaj fëmijëve

Ministria e Mirëqënies Sociale e ka nisur nga qyteti i Lushnjës, fushatën sensibilizuese, “Unë mbroj fëmijët”. Ministri Blendi Klosi, i është referuar ligjit për të drejtat e fëmijëve, që sipas tij, nuk duhet injoruar, sepse ndryshimet në këtë ligj parashikojnë masa më të forta për abuzuesit ndaj kësaj shtrese.

Gjatë aktivitetit u inagurua strehëza e re e zhvillimit për fëmijët me nevoja të vecanta, e cila është e integruar në godinën e spitalit të qytetit. Ambasadori zviceran Cristoph Graf, theksoi rëndësinë që shoqeria duhet të japë, për të mbështetur fëmijët.

Qendra e zhvillimit për fëmijët me aftësi të kufizuara në Lushnje u ndërtua nga PNUD, në kuadër të programit mbështetja e kombeve të bashkuara për përfshirjen e qendrave sociale në Shqipëri që financohet nga agjensia Zviceriane. Shërbimet jepen për 24 djem dhe vajza, nga mosha 6-16 vjec, të cilët janë me aftësi të kufizuara intelektuale dhe fizike.