KRYEFAQJA » LAJME » KLSH analiza: Dëmi në katër vitet e fundit 125.8 miliardë lekë
KLSH analiza: Dëmi në 2015 125.8 miliardë lekë

KLSH analiza: Dëmi në katër vitet e fundit 125.8 miliardë lekë

Lufta kundër korrupsionit ishte në fokus të analizës vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbajtur ditën e hënë në Tiranë. Ndonëse ishte analiza një vjeçare e punës së institucionit, shifrat e dhëna nga kreu i tij Bujar Leskaj, shtriheshin në katër vitet e fundit . Sipas tij dëmi ekonomik që organet e qeverisjes i kanë shkaktuar buxhetit gjatë këtyre viteve është 125.8 miliardë lekë. Zoti Leskaj tha se për këto shkelje janë bërë kallzime penale, pavarësisht anatemimit nga segmente të ndryshme të politikës.
Kryeprokurori Adriatik Llalla vlerësoi se “KLSH ka kapacitete dhe duhet të prodhojë kontribut edhe më të madh sa i përket korrupsionit të zyrtarëve në institucionet shtetërore” . Ai siguroi se do të shkojë para drejtësisë çdo person që abuzon me detyrën.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Majnani nga ana e tij shprehu kërkesën e qeverisës drejtuar institucioneve të pavarura, që të hetojnë krimin e organizuar dhe në mënyrë të veçantë korrupsionin e qeverisë. “Qeveria shqiptare, dhe jam i sigurt që edhe Parlamenti, në mënyrë konsensuale shumë shpejt do t’i kërkojë Prokurorisë Shqiptare, KLSH-së dhe kujtdo denoncuesi tjetër, që të hetojë krimin e organizuar dhe në mënyrë të veçantë korrupsionin e qeverisë” theksoi zoti Manjani.