KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » KLSh, dëmi gjatë vitit 2015 ka shkuar në 919 euro
KLSh, dëmi gjatë vitit 2015 ka shkuar në 919 euro

KLSh, dëmi gjatë vitit 2015 ka shkuar në 919 euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se dëmi ekonomik i shkaktuar nga parregullsitë gjatë vitit 2015 ështe 919 milionë euro. Kjo shifër u bë e ditur në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë nga kreu i KLSH Bujar Leskaj. Sipas tij gjatë vitit 2015 janë kryer 158 auditime të performancës ose në nivelin e 8.8 përqind. Zoti Leskaj tha se gjatë këtij viti synohet që auditimet të rriten në nivelin e 15 përqind. Vëmendja, tha ai, do të përqëndrohet në marrëveshjet konçensionare dhe P.P.P(Partneritet Publik Privat). Zoti Leskaj i sugjeroi qeverisë hartimin e ligjit për përgjegjësinë materiale, ku autoritetet dhe institucionet të mbajnë përgjegjësi. Raporti i KLSH pritet të ngjalli reagime, veçanërisht nga ana e opozitës. Një vit më parë, KLSH tha se gjatë vitit 2014 kishte zbuluar 600 mln euro abuzime, çka sipas opozitës tregoi se qeveria Rama ishte abuzuesja më e madhe në vite.