KRYEFAQJA » LAJME » KLSH, projekt auditimi të financuar nga BE
KLSH

KLSH, projekt auditimi të financuar nga BE

Kontrolli mbi shpenzimet me efikasitet të financave publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit do të mbështet permes një projekti të financuar nga Bashkimi Europian me vlerë 2.1 milion euro. Projekti i ri Binjakëzimit mes KLSH dhe institucioneve homologe të Kroacisë dhe Polonisë, i prezantuar të premten në Tiranë synon forcimin e Kapaciteteve të Jashtme Audituese të Shqipërisë në përputhje me praktikat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Edhe Ambasadorja e BE-së, Vlahutin e vlerëson forcimin e auditimit të jashtëm si mënyrën më të mirë në përmbushjen e prioriteteve. Ajo cfare pritet të sjellë ky projekt ështe përmirësimi i cilësisë së raporteve të auditimit dhe ndjekjes së tyre, për shembull nga parlamenti, shërbimet e prokurorisë dhe organizatat e shoqërisë civile duke kontribuar kështu në luftën kundër korrupsionit.