KRYEFAQJA » LAJME » Ishëm, identifikohet një banesë e përshtatur për kultivimin e kanabisit
kanabis, ishem, durres

Ishëm, identifikohet një banesë e përshtatur për kultivimin e kanabisit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Ishëm, kanë goditur një rast të prodhimit të lëndëve narkotike. Ata kanë identifikuar një banesë, e cila ishte përshtatur për pastrimin, tharjen dhe magazinimin e një sasie rreth 300 kg kanabis, e cila u sekuestrua. Sipas policisë nuk është gjendur asnjë person brenda banesës, teksa ka shpallur në kërkim pronari i saj.  Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.A. në fshatin Rrotull, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale: rreth 300 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të banesës, shtetasit. B.A. 47 vjeç, banues në fshatin Kërtushaj¬Ishëm, Durrës.11. Në vijim të veprimeve hetimore, filloi proçedimi penal në ngarkim të shtetasit A.Ll. 32 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës. Shtetasi i mësipërm, në fshatin Rrotull, Ishëm është kapur me një mjet furgon me targa AA 039 BK, me 13 shtetas (punëtorë), të cilët punonin në pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike në banesën e shtetasit B.A.