KRYEFAQJA » LAJME » Knut Fleckenstain: Një ditë Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian

Knut Fleckenstain: Një ditë Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian

Progresi i arritur deri tani në procesin e dekriminalizmit është i dukshëm. Eurodeputeti Knut Flekenshtain në një intervistë ekskluzive për RTSH deklaroi se beson në këtë proces. Ndërkohë ai mendon se forcat politike në Shqipëri duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët për reformën në drejtësi. Me shpresën që kjo do të ndodhë, eurodeputeti, njëkohësisht raporteri për Shqipërinë zoti Flekenshtain, kujton se baza e një kompromisi për reformën në drejtësi do të duhet të jetë rekomandimi i Komisionit të Venecias.

Më poshtë vijon intervista e plotë dhënë kryeredaktores së Drejtorisë së Aktualitetit në RTSH Mimoza Haxhiaj.

Mimoza Haxhiaj: Ju së bashku me Eurodeputetin Eduart Kukan keni zhvilluar një ditë më parë takime me zyrtarë të lartë të vendit dhe kjo vizitë e juaja vjen pas miratimit të ligjit të ashtuquajtur të dekriminalizmit. Si e shikoni zbatimin e tij?

Knut Flekenshtain : Progresi i arritur deri tani është i dukshëm. Mendoj se miratimi i ligjit të dekriminalizimit, të ashtëquajturit ligjit të dekriminalizimit është hapi i parë, por tani fillon puna për zbatimin e tij, dhe besoj se do të duhet kohë për këtë gjë, por unë shoh vullnetin e të gjithëve për ta zbatuar atë.

Mimoza Haxhiaj: A mendoni se ligji i dekriminalizimit që u miratua nga parlamenti është një hap i rëndësishëm dhe i mjaftueshëm?

Knut Flekenshtain : Shpresoj që po, dhe jam i sigurtë që nëse partitë politike e duan me të vërtetë një gjë të tillë, kjo gjë do të ndodhë. Në anën tjetër,është detyra e medias gjithashtu të publikojë njerëzit që kanë dosje kriminale apo ata që nuk kanë dosje të tilla. Mendoj se në fund, votuesit do të vendosin ke duan të votojnë, por ky ligj i dekriminalizimit është shumë i rëndësishëm dhe një hap i parë shumë i mirë.

Mimoza Haxhiaj: Ju zhvilluat një takim me Kryeministrin Rama, Kryeparlamentarin Meta dhe Kreun e PD, Basha . A gjetët mirëkuptim tek partite politike për reformën në drejtësi?

Knut Flekenshtain :Une gjeta mirëkuptim që të gjitha partitë politike duan të miratojne dhe zbatojnë reformën gjyqësore. Se pari, kjo është nje shënjë e mirë. Se dyti, duhet të presim ëer rekomandimet e Komisionit të Venecias, dhe kjo duhet të jetë baza për të gjitha diskutimet që do të zhvillohen më pas dhe sigurisht për miratimin e saj nga Parlamenti. Ne me të vertete shpresojmë se kjo mund të ndodhë në pranvere, sepse ju nuk mund ta luftoni korrupsionin apo te punoni fort kundër krimit të organizuar nese nuk keni gjyqtarë të pavarur apo prokurorë të pavarur. Prandaj, kjo reformë në gjyqësore është me e nevojshmja e te gjitha reformave që ju po kërkoni.

Mimoza Haxhiaj: Ju si ndjekës i zhvillimeve në vend , sa kohe mendoni se do të doje zbatimi i kësaj reforme?

Knut Flekenshtain :Nuk e di. Me te vërtetë nuk e di. Por shpresoj sa me shpejt te jete e mundur sepse do të ishte mirë për vendin dhe popullin. Por e di qe duhet ca kohe që ajo të zbatohet në mënyre serioze sepse ndryshe eshte qe te shkruash nje ligj te mire ne leter, dhe ndryshe është ta zbatosh ate. Dhe kjo do te marre pak kohe. Nuk e di sesa por shpresoj që të gjithë të angazhohen për këtë dhe të shënohet progres në këtë drejtim sa me shpejt të jetë e mundur.

Mimoza Haxhiaj : Nese maxhoranca dhe opozta gjejnë një gjuhë të përbashkët për miratimin e reformës në drejtesi, a eshte ky nje sinjal i qartë për Brukselin që Shqipëria është e përgatitur për hapjen e negociatave?

Knut Flekenshtain : Sigurisht. Nese gjendet një gjuhë e përbashket për miratimin e kësaj reforme, ky do të ishte një sinjal i qartë për Brukselin që ky vend është i përgatitur për hapin tjetër dhe në të Bashkimit Europian, do të hapim negociatat sa më shpejt të jetë e mundur. Mendoj se kjo mund të arrihet nga të dyja palet nëse kanë vullnetin e duhur, si ma shpjeguan dje. Mendoj se ata duhet te gjejnë një gjuhë të përbashkët, dhe ne kemi nevoje për një konsensus. Prandaj, shpresoj që kjo të ndodhe por baza do jetë rekomandimi i Komisionit të Venecias dhe duhet të presim ç’do të thotë ky Komision, si dhe rekomandimin e tij final.

Mimoza Haxhiaj : Cili është apeli që i bëni politikës shqiptare?

Knut Flekenshtain :Apeli im për liderët e politikës në këte vend është të qëndroni të bashkuar, megjithese është e vështirë. Sepse zgjedhje ka në çdo vend të botës, ku dalin mazhorancat që duhet të qeverisin vendin dhe të tjerët duhet të mendojnë per alternativa më të mira. Por ka disa pika aq thelbësore ku ne duhet të paktën të përpiqemi për të patur një konsensus të gjërë, jo vetëm nga klasa politike por edhe nga populli. Dhe kam mësuar se më shumë se 90 për qind e njerëzve në Shqipëri e duan me të vërtetë këtë reformë gjyqesore, duan të ndryshojnë sistemin e korrupsionit. Dhe besoj ky është rasti ku të gjithë liderët politike janë të detyruar të gjejnë një kompromis. Keshtu që unë shpresoj që krerët e politikës ta bëjnë një gjë të tillë dhe unë ndiej që ata janë të përgatitur për një gjë të tillë.

Mimoza Haxhiaj : Ju u shprehet më parë se Shqipëria ka bërë progres kohët e fundit dhe ai është i dukshëm. Vendi ynë ka pesë prioritete kyçe, për hapat drejt integrimit europian. Cilat jane sfidat për të arritur objektivat?

Knut Flekenshtain:Mendoj se Shqiperia ka bërë shume progres kohët e fundit në reformen administrative, në rolin që ajo po luan në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ligji per dekriminalizimin është një tjetër arritje dhe unë inkurajoj Parlamentin dhe qeverinë të vazhdojnë në këtë rrugë sepse kjo na sjell gjithnjë e më afër njeri-tjetrit, dhe nje ditë Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian. Mezi po e pres një gjë të tillë.