KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koalicioni diskuton strategjitë për mposhtjen e Shtetit Islamik
carter

Koalicioni diskuton strategjitë për mposhtjen e Shtetit Islamik

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në koalicionin që lufton grupin militant Shteti Islamik kanë rënë dakord mbi një strategji të re për mposhtjen e militantëve, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter. Ata do të mbërthejnë militantët në bastionet e tyre në Raka të Sirisë dhe Mosul të Irakut. Carter tha se kjo nuk do të eliminojë ideologjonë e dhunshme të militantëve ose aftësinë e tyre për të sulmuar. Vendet e koalicionit, gjatë takimit në Uashington, kanë diskutuar edhe planet për stabilizimin e zonave pasi të mposhtet Shteti Islamik.