KRYEFAQJA » LAJME » Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë raport paraprak për zgjedhjet bashkiake në Dibër

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë raport paraprak për zgjedhjet bashkiake në Dibër

Dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme për zgjedhjen e kreut të Bashkisë Dibër, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë bëri publik raportin e ndërmjetëm për ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor. Koalicioni ka vërejtur se situata parazgjedhore ka shfaqur disa probleme, kryesisht në paqartësinë e financimit të partive politike, mostrajnimin e komisionerëve të qendrave të votimit, etj. Koalicioni i Vëzhguesve Vendor tha se ka angazhuar për monitorimin e procesit zgjedhor 88 vëzhgues, 15 nga te cilet afatgjatë dhe 73  afatshkurtër.  Për herë të parë Koalicioni do të angazhojë një grup vëzhguesish me eksperiencë monitorimi edhe ndërkombëtare. Grupi prej 30 vëzhguesish do të monitorojë krah për krah me vëzhguesit lokalë, lidhur me  korrupsion të mundshëm zgjedhor apo elementë të tjerë që mund të kërkojnë të frikësojnë apo prishin lirinë e shprehjes së vullnetit të qytetarëve në Bashkinë e Dibrës.