KRYEFAQJA » LAJME » Kocias: Shqipërisë i jepet rekomandimi në dhjetor

Kocias: Shqipërisë i jepet rekomandimi në dhjetor

Edhe pse është dukur se do pengojë, fqinji grek është i pari që ka paralajmëruar një lajm pozitiv nga Këshilli Europian për Shqipërinë në 12 dhjetor. Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kocias e ka zbuluar këtë për variantin greqisht të Huffington post. Këshilli Europian do miratojë tekst-rekomandimin për hapjen e negociatave, ka deklaruar ministri Kocias në bazë të burimeve që ka Ministria e Jashtme e Greqisë. Tirana do të marrë një lajm pozitiv ka përforcuar Kocias pritmërinë bashkë me faktin se nuk do të ketë një datë fikse në lidhje me afatin kohor se kur mund të nisë ky proçes.
Kotzias i eshte referuar dhe njëherë kritereve si ato të fqinjësisë së mirë, njohja e të drejtave të minoriteteve, respektimi i të drejtave të minoriteteve në zona ku ka patur problematika siç është Himara, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike
Duke iu referuar një aspekti tjetër Kocias siç ka cituar Huffington Post ka treguar drojën e Tiranës zyrtare ndryshe nga pritshmëritë e fillimit, kur perceptimi kishte qenë se do ta merrte lehtë miratimin për teksrekomandimin pozitiv të çeljen e negociatave. Sipas tij kjo ka ndodhur në shqyrtim të procesit që ka nevojë për procedurat e tij për të thënë me pas kohën se kur happen negociatat. Në mbyllje, Ministri i Jashtëm i Greqisë shtoi se diplomacia helene do të vijojë të ushtrojë presion në fusha me interes të gjerë.
Por burime për Televizionin Publik bënë të ditur se kushtet i përkasin atyre që përcakton Komisioni Europian dhe jo një vend i veçantë.