KRYEFAQJA » LAJME » Koçijançiç: Shqipëria dhe Greqia të diskutojnë dhe të shmangin keqkuptimet mbi çështjet më të rëndësishme
Koçijançiç: Shqipëria dhe Greqia të diskutojnë dhe të shmangin keqkuptimet mbi çështjet më të rëndësishme

Koçijançiç: Shqipëria dhe Greqia të diskutojnë dhe të shmangin keqkuptimet mbi çështjet më të rëndësishme

Komisioni Europian nxit dialogun mes Shqipërisë dhe Greqisë për të diskutuar për çështjet e mbartura mes dy vendeve, duke i inkurajuar që të shmangin keqkuptimet e mundshme mbi çështjet më të rëndësishme. Ky është thelbi i deklaratave të zëdhënëses Maja Koçijançiç, e cila u pyet nga gazetarët në Bruksel lidhur me deklaratat e Komisionerit Johanes Hahn, i cili pak ditë më parë deklaroi se mes Shqipërisë dhe Greqisë ka ende çështje të hapura, duke përmendur si një prej tyre dhe Çështjen Çame. “Kur flitet për Shqipërinë dhe Greqinë, Komisioni është informuar në fillim të vitit nga të dy vendet se ka qëllime për të thelluar dialogun mes tyre dhe të diskutojnë një sërë çështjesh të mbartura, që kërkojnë qartësi për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe. Dhe në këtë kontekst, Komisioneri rekomandoi veçanërisht propozimin e palës greke për të caktuar një platformë e cila mund të lejojë më shumë dialog konstruktiv, lidhur me të gjitha çështjet që duhet të qartësohen mes dy shteteve” tha zonja Koçijançiç. Sipas saj “Komisionieri inkurajoi të dy vendet që të vijojnë bashkëpunimin. Kjo është dhe fryma në të cilën Komisioneri i përgjigjet një numri pyetjesh nga anëtarët e Parlamentit Europian dhe ato duhet të shihen në këtë dritë. Ne jemi të informuar mbi qëndrimet e dy vendeve për të thelluar dialogun dhe duke i inkurajuar ata që të shmangin keqkuptimet e mundshme mbi çështjet më të rëndësishme” tha zonja Koçijançiç.
Por qëndrimi i autoriteteve zyrtare greke ka vazhduar të jetë i ashpër. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Stratos Efthimiu, tha se “disa njerëz në Bruksel nuk e kuptojnë rëndësinë e të mosgënjyerit”. Ndryshme nga qëndrimet e mëparshme, Athina zyrtare i është kthye deklaratave të vjetra se çështja çame është inekzistente dhe si e tillë, kurrë nuk është pranuar si objekt negocimi, midis qeverive të Greqisë dhe Shqipërisë.