KRYEFAQJA » LAJME » Kodheli : Mirëpresim këdo që kërkon të aderojë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë
Kodheli : Mirëpresim këdo që kërkon të aderojë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Kodheli : Mirëpresim këdo që kërkon të aderojë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Në Ministrinë e Mbrojtjes ka përfunduar procesi i aplikimeve për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura Shqiptare. “Ne jemi një familje e madhe që mirëpresim këdo që kërkon të aderojë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që t’i shërbejë atdheut, familjes, mjedisit ku jeton dhe karrierës së vet”  tha ministrja Kodheli gjatë një pritje të mërkurën me aplikantët. Ajo i siguroi ata për një proces konkurrimi të drejtë dhe të ndershëm.
Sipas të dhënave afro 1000 të rinj kanë aplikuar me dëshirën për t’u anëtarësuar në FASH, por vetëm 500 prej tyre do ta kenë këtë mundësi. Midis tyre 49 janë vajza.
Procesi i aplikimit u shoqërua me një fushatë intensive tre mujore nga ana e zyrtarëve të lartë të MM e drejtuar personalisht nga ministrja Kodheli. Ajo ka zhvilluar takime në qytetet kryesore të vendit kryesisht me gjimnazistët maturantë. Sipas zonjës Kodheli, Forcat e Armatosura janë një mundësi e madhe dhe mjaftë serioze për punësimin e të rinjve. “Ju duhet të dini se brenda fjalës ushtarak kemi inxhinierë në degë të ndryshme, kimistë, mjekë etj” u ka thënë kandidatëve ministrja Kodheli, Sipas saj  mundësitë për të studiuar në Akademinë e Forcave të Armatosura apo në akademitë më të mira në botë janë shumë të mëdha.
Testimi fizik dhe intelektual i aplikantëve nisi sot më datë 2 mars dhe pritet të përfundojë më 18 mars. Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes synojnë që me pranimin e kontigjentet të ri të ushtarakëve shqiptarë, të rrisin më tej nivelin e ushtrisë shqiptare si partnere e ushtrive të NATO-s.

Para Mbrapa
mimi kodheli 1
mimi kodheli 2
mimi kodheli 3

mimi kodheli 4
Para Mbrapa