KRYEFAQJA » LAJME » Kodheli: Shqipëria e angazhuar për sigurimin e paqes dhe stabilitetit
Kodheli: Shqipëria e angazhuar për sigurimin e paqes dhe stabilitetit

Kodheli: Shqipëria e angazhuar për sigurimin e paqes dhe stabilitetit

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka deklaruar se rajoni ku jetojmë është i kërcënuar nga terrorizmi, ndaj dhe Shqipëria duke qënë vend anëtar i NATOS do të japë të gjithë kontributin e saj për sigurimin e paqes dhe stabilitetit. Këtë deklaratë zonja Kodheli e bëri gjatë një cermonie me rastin e 103 vjtorit të krijimit të ushtrisë shqiptare.  “Ngjarjet që ndodhin sot kudo Siri, Irak dhe jo vetëm, demonstrojnë rëndësinë që ka NATO për të qënë e mirëpërgatitur në parandalimin e çdo agresioni të mundshëm” tha zonja Kodheli. Ministrja Kodheli foli edhe për valën e madhe të refugjatëve në Europë çështje e cila sipas saj ka shtuar domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhje që prek rrënjët e problemit. “Rajoni në të cilin jetojmë është krejtësisht i përfshirë në vorbullat që po krijohen në lindje dhe në jug. Valët e refugjatëve që po vijnë drejt Europës forcojnë nevojën për të gjetur një zgjidhje që prek rrënjët e problemit dhe jo vetëm pasojat e tij” tha zonja Kodheli. Sipas saj “lind nevoja që ne të gjithë së bashku të përgatitemi për t’iu kundërvënë të keqes ashtu siç kemi bërë gjithnjë përgjatë gjithë angazhimeve tona në ruajtje dhe forcim të paqes kudo në botë”.