KRYEFAQJA » LAJME » Kodheli : Ushtarakët shqiptarë janë të sigurtë
Kodheli : Ushtarakët shqiptarë janë të sigurtë

Kodheli : Ushtarakët shqiptarë janë të sigurtë

Situata në Turqi po ndiqet me vëmendje edhe nga Tirana zyrtare. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, njoftoi përmes rrjeteve sociale se i gjithë personeli dhe studentët ushtarakë shqiptarë në Turqi janë shëndoshë e mirë dhe të sigurtë. Shqetësimi është në rritje për qytetarët shqiptarë të cilët kanë zgjedhur resortet turke për të pushuar. Kjo periudhë është mjaftë e ngarkuar me udhëtime turistike. Ministrija e Punëve të Jashtme po ndjek me vëmendje situatën përmes ambasadës dhe konsullatës. “Ftohen qytetarët shqiptarë të qendrojnë brenda dhe të informojnë familjet e miqtë” bëhet e ditur në një njoftim të saj.