KRYEFAQJA » LAJME » Kodheli:Vendi do të dyfishoje praninë në misionin ushtarak të Natos në Afganistan
Kodheli:Vendi do të dyfishoje praninë në misionin ushtarak të Natos në Afganistan

Kodheli:Vendi do të dyfishoje praninë në misionin ushtarak të Natos në Afganistan

Shqipëria do të dërgoje një anije patrullimi për refugjatët me misionin e Natos në detin Egje. Ministrja e mbrojtjes Kodheli e deklaroi këtë të marte në Tiranë, në një takim të mbajtur para Samitit të Varshaves nga Instituti i studimeve ndërkombëtare dhe ambasada polake në Tiranë. Duke bërë të ditur njëkohësisht dhe justifikimin e buxhetit të mbrotjtjes të rritur me 12 përqind për këtë vit, ministrja Kodheli tha se vendi do të dyfishoje gjithashtu praninë në misionin ushtarak të Natos në Afganistan, ndërkohë që një batalion i forcave të armatosura shqiptare është i gatshëm tani të veproje me armatime krejtësisht të reja.

Batalioni do të veproje. Që nga gushti i 2014 donacioni i parë ktheu fatin e betejës së pikës së Mosulit. Ndërsa pohon se axhenda e përditshme e Natos tani janë Radikalët, refugjatët dhe Rusia, ministrja shqiptare e mbrojtjes konfirmon që projekti shqiptar për ngritjen e një qendre ekselence të Natos, u paraqit para 6 javësh në komitetin e mbrotjes dhe ka marrë udhën e zbatimit.