KRYEFAQJA » LAJME » Kodi rrugor, gjobiten 718 qytetarë për mosvendojsen e rripit të sigurimit
rripi i sigurimit, gjoba, mbi 700 qytetare, pajisjet fikuese, kodi rrugor

Kodi rrugor, gjobiten 718 qytetarë për mosvendojsen e rripit të sigurimit

718 qytetarë të gjobitur për mosvendosje të rripit të sigurimit. Ka qenë ky rezultati i ditës së parë të aksionit të policisë rrugore për zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, ku janë përcaktuar masat e reja administrative “Për mosvendosje të rripit të sigurimit” dhe për mungesë të paisjes së fiksimit për fëmijët nën 4 vjeç kur ulen mbrapa si dhe për femijet nën 12 vjeç kur ulen para.
Pas thuajse 1 muaji intensiv ndërgjegjesimi dhe sensibilizimi, sot Policia Rrugore filloi aplikimin e masave shtërnguese administrative ndaj qytetarëve që nuk vendosim rripin e sigurimi, si dhe për mungesë të pajisjes së fiksimit për fëmijë.

Policia Rrugore bën me dije se te do vijojë të ndëshkojë me vendosmëri e pa tolerancë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.