KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Koka: Ligji për riciklimin e mbetjeve do të zbatohet me rigorozitet
Koka: Ligji për riciklimin e mbetjeve do të zbatohet me rigorozitet

Koka: Ligji për riciklimin e mbetjeve do të zbatohet me rigorozitet

Përkundër polemikave të shumta që ka shkaktuar ligji i ri për riciklimin e mbetjeve, i cilësuar si ligji i plehrave, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka dhënë garanci se ai do të zbatohet me transparencë të plotë. “Mirënjohje shoqërisë civile për të gjitha nismat që kemi marrë bashkë. Garantojmë çdo kënd që ligji do të zbatohet me rigorozitet” tha zoti Koka gjatë një vizite të shtunën në një fabrikë të riciklimit të letrës dhe kartonit në Porto Romano. Sipas tij kompania ka investuar 17 milionë euro dhe ka punësuar 100 punëtore, ndërsa importon dhe eksporton karton dhe letër. Zoti Koka duke ju përgjigjur zërave të ashpër për ndalimin e importit dhe riciklimit të mbetjeve tha se ekstremizmi nuk është zgjidhje. “Kemi detyrim ndaj 35 mijë njerëzve që punojnë në këtë industri. Biznesi vendas ka investuar në këtë industri mbi 230 milionë euro” bëri të ditur ministri i mjedisit.