KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » KOKSH shpall 10 sportistët më të mirë të vitit 2015
komiteti olimpik shqiptar shpall 10 futbollistet me te mire te vitit 2015

KOKSH shpall 10 sportistët më të mirë të vitit 2015

Komiteti Olimpik Shqiptar shpalli 10 sportistët më të mirë të vitit 2015. Në përzgjedhjen e tyre KOKSH kishte parasysh pjesmarrjen në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare, si dhe rezultatet e arritura në disiplina të ndryshme. Sipas rradhitjes në vend të parë është Luiza Gega, kampionia dhe rekordmenia e atletikës shqiptare. Më tej në boks, sportisti më i mirë shpallet Arjon Kaloshi i Vllaznisë, në çiklizëm Redi Halilaj i cili stërvitet në Itali. Çmimin Fair Play e meritoi basketbollisti Redi Vogli i Tiranës. Ndërsa futbollisti i vitit nderohet Sabjen Lilaj i Skënderbeut. Në not, sportistja më e mirë shpallet Nikol Merizaj e cila stërvitet në Greqi. Në peshëngritje është përzgjedhur si më i miri Briken Calja të Shtërmenit. Në taekwondo sportisti më i mirë nderohet Egers Aliu që stërvitet në Turqi, ndërsa në volejboll Anton Qafarena i Vllaznisë dhe në xhudo, Jon Vrenozi. Të 10 sportistët premtuan rezultate më të larta për vitin e ardhshëm.