KRYEFAQJA » LAJME » KOKSH vlerëson Luiza Gegën
KOKSH vlerëson Luiza Gegën

KOKSH vlerëson Luiza Gegën

Komiteti Olimpik Shqiptar ka organizuar një pritje të veçantë të mërkurën për Luiza Gegën, nënkampionen e Evropës në 3000 metra me pengesa. Presidenti I KOKSH, Viron Bezhani ka falenderuar sportisten dhe trajnerin e saj, Taulant Stërmasi, për këtë arritje. Ai ka çmuar përpjekjet dhe sakrificat që kanë bërë ata për të arritur rezultatet e nivelit ndërkombëtar. Trajneri Stërmasi ka sqaruar para mediave se Luiza ka kryer të gjitha testet antidoping, përpara dhe pas garës, në evropianin e Amsterdamit, dhe janë në pritje të rezultateve. Ai ka kërkuar nga autoritetet më shumë mbështetje financiare për sportisten e tij. Ndërsa presidenti I KOKSH, Bezhani ka nënshkruar me Luiza Gegën, kontratën e pjesëmarrjes së saj në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.