KRYEFAQJA » LAJME » Kola: Viktimat e minave duhen ndihmuar
Kola: Viktimat e minave duhen ndihmuar

Kola: Viktimat e minave duhen ndihmuar

Afro dy dekada nga trazirat sociale të 1997 dhe përfundimit të konfliktit në Kosovë, Shqipëria vazhdon të vuajë pasojat e zonave të minuara, prezencës së pakontrolluar të armëve dhe municioneve. Sipas shoqatës ALB – AID, një studim në nivel kombëtar, tregon se në 25 vitet e fundit janë shënuar 1000 viktima nga minat dhe municionet nga të cilët (991) të aksidentuar 150 me pasojë vdekjen. Zona e Kukësit është më e prekur nga ngjarje të tilla të dhimbshme, por pas nuk mbeten edhe zona të tjera, thotë Jonuz Kola i kësaj shoqate. Ai sugjeron më shumë ndihma, pasi të aksidentuarit kanë nevojë për kontrolle shëndetësore dhe proteza. Nga rreth 1 mijë veta të dëmtuar, 527 prej tyre kanë të humbura gjymtyrë të ndryshme, këmbë ose duar, ndërsa 174 prej tyre kanë humbur shikimit, thotë zoti Kola. Ndihma bëhet më emergjente pasi konstatohet se të aksidentuarit  u përkasin kryesisht shtresave më të varfra dhe përfshijnë të gjitha grupmoshat. Në momentin e aksidentit 7 përqind , ose 50 persona kanë qenë fëmijë, 68 përqind ose 491 persona, i përkasin grupmoshës 19-55 vjeç dhe 185 persona ose 25 përqind mbi 56 vjeç.