KRYEFAQJA » LAJME » KOLAUDIMI I MATËSVE TË ENERGJISË FALAS
KOLAUDIMI I MATËSVE TË ENERGJISË FALAS

KOLAUDIMI I MATËSVE TË ENERGJISË FALAS

Qytetarët nuk do të kenë kosto shtesë për kolaudimin e aparateve matës të energjisë elektrike, proces i detyrueshëm sipas ligjit. Këtë e ka bërë të ditur shefja e kabinetit të OSHEE, Albana Ferraj gjatë forumit “Smart Balcan Forum”, që i dedikohej ekspozimit të produkteve të industrisë italiane dixhitale në dobi të tregut shqiptar. Proçesi i verifikimit të aparateve matës parashikohet të bëhet çdo 5 vite për konsumatorin familjar, e çdo 3 vite për konsumatorin jofamiljar. Konsumatorët mund t’i drejtohen qendrave të shërbimit të klientit për verifikimin e sistemit të matjes.