KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Koleksionisti 85 vjecar nga Korca, mijëra pullë poste, monedha e dokumenta

Koleksionisti 85 vjecar nga Korca, mijëra pullë poste, monedha e dokumenta

Ky është Kristaq Jorgji koleksionisti nga Korca i cili prej 70 vitesh koleksionon pulla, monedha e të tjera dokumenta me vlera unike për historinë e kulturën Shqiptare dhe jo vetëm.

Për Jorgjin të koleksionosh nuk duhet vetëm pasion , por duhet kohë, durim dhe mbi të gjitha mbështetje.

Befasues ka qënë prezantimi i Jorgjit me koleksionet e tij në ngjarje e ekspozita të ndryshme. Pjesëmarrja më e fundit, ishte ajo e para pak ditëve, në Tiranë në ekspozitën e konkursin “ BalkanFila “, ku mes 100 filatelistëve të tjerë u nderua me medalje për koleksionin me pulla të periudhës së pushtimit nazist në Shqipëri.

Sot Jorgji mban mbi supe 85 vite. Ndihet plot energji për të ndjekur pasionin me rrënjë në adoleshencën e tij, por një merak nuk i ndahet; ruajtja e trashëgimi i kësaj pasurie të jashtëzakonshme .