KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koloneli amerikan: 1/3 e Falluxhas është rimarrë
falluxha

Koloneli amerikan: 1/3 e Falluxhas është rimarrë

Koloneli Kristofer Garver, zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që kryen sulme kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, thotë se Iraku e ka kryer pastrimin e vetëm një të tretës së qytetit Falluxha, duke e kundërshtuar pretendimin e qeverisë së Irakut se e ka çliruar këtë qytet nga Shteti Islamik. Më tej, koloneli Garver tha se pjesa më e madhe e terrenit të pastruar është në jug të qytetit dhe operacionet e pastrimit vazhdojnë nga qendra e qytetit. Forcat irakiane depërtuan në qendër të Falluxhës më 17 qershor, duke e rimarrë kompleksin qeveritar. Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, tha se forcat e sigurisë kanë rimarrë pjesën më të madhe të Falluxhës dhe se hapësirat e mbetura të Shtetit Islamik, do të pastrohen brenda orëve. Por, ka pasur përleshje të vazhdueshme ndërmjet forcave irakiane dhe militantëve të Shtetit Islamik, të vendosur në lagjet përgjatë skajit verior të qytetit. Falluxha, që është 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bagdad, është i pushtuar nga Shteti Islamik prej mesit të vitit 2014.