KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kolumbi,​ Marrëveshje historike armëpushimi pas gjysmë shekulli

Kolumbi,​ Marrëveshje historike armëpushimi pas gjysmë shekulli

Negociatorët e qeverisë së Kolumbisë dhe rebelëve të FARK do të kenë afat për të firmosur një marrëveshje deri në fund të muajit, pasi me datë 31 tetor do të përfundoje edhe afati i armëpushimit dhe përplasjet e armatosura mund të rinisin. Lajmi është komunikuar nga Presidenti i vendit, Huan Manuel Santos, i cili edhe njëherë inkurajoi palët që të shfaqin vullnet për të bashkëpunuar, në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit që vijon prej më shumë se 50 vitesh. Më herët kreu i shtetit dhe i qeverisë ngriti një ekip negociator i cili aktualisht ndodhet në Kuba dhe po negocion me përfaqësuesit e rebelëve. Marrëveshja e parë pati kundërshtime të ashpra nga më shumë se gjysma e popullsisë për shkak të disa pikave majft të debatuara. Në rast se akordi i parë do të ratifikohej me një votë pro në referendum, rebelëve do t’u amnistoheshin krimet që mund të kenë kryer gjatë përplasjeve të armatosura. Prandaj ish-Presidenti, Alvaro Uribe, i cili drejtoi edhe fushatën kundër ratifikimit të marrëveshjes, u shpreh se nuk do t’a përkrahë marrëveshjen e paqes nëse do të ketë ndryshime. Aktualisht negociatorët po shqyrtojnë çdo mundësi për të arritur një marrëveshje të dytë.