KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kolumbi, nënshkruhet armëpushimi historik mes qeverisë dhe FARC-ut
kolumbi

Kolumbi, nënshkruhet armëpushimi historik mes qeverisë dhe FARC-ut

Qeveria e Kolumbisë dhe grupi kryengritës majtist, FARC, nënshkruan marrëveshjen finale të armëpushimit, duke i sjellë palët më afër njëra-tjetrës, për përfundimin e konfliktit 50-vjeçar. Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, dhe lideri i FARC-ut, Rodrigo Londono, i njohur si Timochenko, mbrëmë u përshëndetën me shtrëngim duarsh, pasi negociatorët nënshkruan marrëveshjen në ceremoninë e organizuar në kryeqytetin Havana të Kubës. “Kjo është ditë historike për vendin tonë”, tha Santos, duke shtuar se “e kemi përfunduar konfliktin e armatosur me FARC-un”. Nga konflikti në Kolumbi, që ka filluar në fund të viteve 60-të, si kryengritje fshatare për të drejtat e tokës, janë vrarë të paktën 220 mijë personaë, ndërsa afro 7 milionë njerëz janë zhvendosur.