KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kolumbi, policia asgjëson 104 laboratorë të prodhimit të kokainës

Kolumbi, policia asgjëson 104 laboratorë të prodhimit të kokainës

Policia në Kolumbi asgjësoi 104 laboratorë të prodhimit të kokainës, të cilët u zbuluan në kuadër të një operacioni të gjerë të nisur nga forcat e sigurisë kundër trafikut të drogës. Në lajmet e shtypit vendas që bazohen në informacionet e policisë, njoftohet se në bastisjet e kryera në xhunglën në juglindje të Kolumbisë janë asgjësuar 104 laboratorë të prodhimit të kokainës, të cilët prodhonin afërsisht 100 tonë kokainë në vit. Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni është ndërmarrë në rajonet ku operojnë Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, FARC. Ky grupim i armatosur që kërkon prej 40 vjetësh vendosjen e një regjimi komunist në vend, burimin kryesor të të ardhurave ka tregtinë e drogës.