KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kolumbi, policia sekuestron 8 ton kokainë gjatë muajit të kaluar
santa marta, kolumbi, 1.5 ton kokaine, polici konfiskime

Kolumbi, policia sekuestron 8 ton kokainë gjatë muajit të kaluar

Policia e luftës kundër trafikut të drogës në Kolumbi konfiskoi mbi 1 ton kokaine. Droga u lokalizua me anë të qenve të specializuar në një magazine produktesh bujqësore në qytetin Santa Marta. Magazina ishte marrë me qira nga klani i njohur i drogës Usuga. Hetimet tregojnë se destinacioni i saj ishte porti holandez i Roterdamit. Muajin e kaluar, policia në Kolumbi arriti të kapte 8 ton kokainë, sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në këtë vend. Edhe kjo sasi i përkiste klanit të drogës Usuga.